Fier, 39 vjeçari plagos me thikë babë e bir, vihet në prangat e policisë

Një 39-vjeçar në Fier është vënë në prangat e policis pasi pas një konflikti, ka goditur me thikë dy persona, 77 vjeçarin Haxhi Balla dhe 53-vjeçarin Aleks Balla (babë e bir), njofton policia.

39-vjeçari i arrestuar është Armando Borici.

Sakaq bëhet me dije se babë e bir ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në Qënas, Fier.

Paraprakisht burime për Ora News bëjnë me dije se burim i konfliktit ka qenë tymi i zjarrit i ndezur nga njëri prej të përfshirëve në konflikt.