Tiranë, zjarr në një mobileri në Bërxullë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2022, 21:34
Një kapanon mobilerie në Bërxullë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

