Dy të plagosur nga aksidenti në aksin Vuno-Himarë, në Orikum digjen pjesërisht dy makina

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Vuno-Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 të së mërkurës, 20 korrik.
Shtetasi F. Ç, duke drejtuar automjetin tip "Ford", dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar së bashku me pasagjerin, shtetasin S. H. Të dy shtetasit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ndërhyrje nga ajri, shuhet zjarri në fshatin Berzanë në Lezhë
20 Korrik, 20:10
Ndërkohë në Orikum, rreth orës 18:45, pranë Kishës, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe toke me barishte, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pjesërisht dy automjete tip "Mitsubishi" dhe "Jeep", të parkuara.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

