Shkretohen fushat e Tërbufit, disa vatra zjarri shkrumbojnë dhjetra hektarë tokë në Lushnje

Fushat e Tërbufit u shkretuan këtë të enjte, pasi disa vatra zjarri u shfaqën në harkun e një ore dhe përshkruan dhjetra hektarë tokë.

Fusha e Tërbufit në Lushnje u dogj.Rreth 20 vatra zjarri shpërthyen brenda një ore në arat e korrura të grurit dhe kanalet e tokave bujqësore.

Dhjetra hektarë u përshkuan nga flakët.

Edhe kjo kamionçinë u shkrumbua mes tokave në Zham Fshat.

Pronari kishte dalë në arë për të mbledhur kashtën, por flakët i dogjën mjetin dhe ushqimin për bagëtinë.

Për minuta me radhë gjendja ishte alarmante.

Për shkak të erës dhe bimëve flakët u përhapën me shpejtësi.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikesë ishte e pamundur.

Fatmirësisht situta përfundoi vetëm me demë materiale edhe pse rrezikoi të përsërisë skenarin e pak javëve me parë, kur një i moshuar u dogj në zjarrin që ndezi vetë.

Ende mbetet e paqartë nësë ishte zjarrvënie e qëllimshme, apo zjarr i ndezur për pastrimin e tokave që më pas doli jashtë kontrollit.