“Qeveria 114 miliard lekë në 6 vite për reformën në drejtësi”, Manja: Kemi hyrë në fazën e konsolidimit

Ministri I Drejtësisë Ylli Manjani ka raportuar sot në kuvend për punët e institucionit të drejtësisë.

Manjani  tha se e rëndësishme është që institucionet të vijojnë punët të pavarur.

Ai përmendi problemat që ka në këtë institucion dhe sakaq shtoi që “ka ardhur koha që Këshilli I Larët I Prokurorve të fillojë mre vlerësimin prokurorve pavarësisht procesit të vetingut”.

Ylli Manjani: Institucionet të ushtrojnë në mënyrë të pavarur veprimtarinë e tyre dhe detyrat që ju ka ngarkuar ligji. 114 miliard lekë në 6 vite që nga moment I zbatimit të reformës në drejtësi e deri më sot është mbështetja buxhetore që qeveria shqiptare ka dhënë në funksion të zbatimit të reformës në drejtësi. Ne kemi hyrë në fazën e dytë të reformës, atë të konsolidimit. Ngelen ende disa problematika dhe sfida jo vetëm për 2022 por dhe për të ardhmen. Trajtimi I stokut të ankesave të pashqyrtuara.

"Inspektori e ka ushtruar veprimtarinë e vet me vetëm 8 inspektor nga 26 që duhet  të ishin. Ka trajtuar 1719 ankesa në raport me totalin që trashëgoi nga KLSH dhe Ministria e Drejtësisë. Do të finalizojmë metodologjinë e inspektimit, rregulloren e trajtimit të ankesave dhe miratimin e një plani vjetor për inspektimet tematike. Puna që kemi nisur për të përfunduar një manual për pastrimin e parave dhe rikuperimin e aseteve. Sfidë tjetër miratimi I tre prokurorëve të tjerë në SPAK ndonëse është në procedurë. Ka ardhur koha që Këshilli I Larët I Prokurorve të fillojë me vlerësimin prokurorve pavarësisht procesit të vetingut."