Berisha: Pse drejtësia nuk heton pasuritë e Ramës, Bashës, Ahmetaj, Agaçit dhe Veliajt?
Nga Foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Sali Berisha pyeti drejtuesit e SPAK dhe KLGJ-së sepse nuk hetohen pasuritë e Ramës dhe Veliajt.
Berisha tha se këto institucionet duhen pyetur pse nuk hetojnë pse në Shqipëri blihet nafta më shtrenjtë sesa në gjermani.
Berisha: Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK-ut, KLGJ-së dhe me radhë që t’ju thonë pse nuk hetojnë Sarajet e Ramës që ka deklaruar se e ka blerë me 2 euro? Pse nuk hetohet pallati i familjes Basha për të cilën nuk kanë asnjë faturë tatimore dhe ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin me 11 milionë euro? Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Ramën, Ahmetajn, Agaçin dhe Veliaj, për aferën e djegësave.
Pyesni pak këto institucione të drejtësisë pse blihet nafta njëlloj sa gjermanët. Në vitin 2013, Ballshi prodhoni 150 mijë ton D2, pra, po të shtojmë edhe importin, konsumi i naftës ishte rreth 70 mijë ton, ndërsa ku janë sot? Ministra raporton naftën transin për në Kosovë dhe Shqipëri.
