"30 mln euro fitime për 5 kate shtesë" Bardhi: Grataçela e ndërtuar pa leje nga oligarkët e Ramës, ligji nuk vepron
Deputeti i PD-së Gazment Bardhi denoncoi ndërtimin e gradaçelave pa leje në Tiranë. Bardhi tha se Edi Rama vendos shtetin në shërbim të paligjshmërisë dhe paligjshmëria është kryer nga oborri I tij.
Ai tha se Rama ka ndryshuar vendimn e qeverisë për ta bërë të ligjshëm një ndërtim të paligjshëm duke i siguruar oligarkut mik të tij plot 30 milion euro fitime për 5 kate shtesë.
Gazment Bardhi: Kërkesa për të shtuar disa kate mbi lejen e ndërtimit të miratuar në 2018 që në fakt janë shtuar pa leje nuk nuk është në përputhje me rregulloren e zhvillimit të territorit. Edi Rama vendos shtetin në shërbim të paligjshmërisë dhe paligjshmëria është kryer nga oborri i tij. Me firmë të Belinda Ballukut dhe të Arben Ahmetajt miraton vendimin dhe ndryshon nenin 70 të VKM-së që pengonin ligjërimin e një paligjshmërie që na vret syrin të gjithëve por për fat të keq të gjithë ulin kokën.
Kur ndërtojnë të paprekshmit, oligarkët me të cilët qeveria ndan para, Edi Rama ul kokën, policia ul kokën, ju ulni kokën, prokuroria ul kokën,ligji nuk vepron. Jo vetëm që askush nuk hynë në burg, por Edi Rama ndryshon vendimin e qeverisë për ta bërë të ligjshëm një ndërtim të paligjshëm duke i siguruar oligarkut mik të tij plot 30 milion euro fitime për 5 kate shtesë.
