Ish-ministri Saimir Tahiri nga burgu i Fierit transferohet në atë të Lushnjes

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili vuan dënimin me burg prej 3 vitesh e 4 muajsh, është duke u transferuar nga IEVP e Fierit në IEVP e Lushnjës.

Transferimi kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij.

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u dënua me 3 vitesh e 4 muaj për shpërdorim detyre, edhe pse u kërkua nga prokuroria dënim për akuzën e trafikut të drogës.