“Ju mund të funksiononi vetëm me armiq” Spiropali për PD: Ua ka futur në shpirt “komunisti I fundit”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin/Deputete në Kuvendin e Shqipërisë Elisa Spiropali në fjalën e saj në parlament tha se përfaqësuesit e PD  mund të funksiononi vetëm me armiq sepse atë ju ka futur në mendje në shpirt ai (Berisha), që kur mori në dorë skeptrin e pluralizmit.

Elisa Spiropali: Ne nuk kemi armiq ne nuk ju shohim si armiq. Për ne asnjë shqiptar, asnjë qytetar I këtij vëndi pavarësisht kombësisë, gjinisë, përkatësisë politike nuk është armik. Por ju mund të funksiononi vetëm me armiq sepse atë ju ka futur në mendje në shpirt ai, që kur mori në dorë skeptrin e pluralizmit. Ai komunisti I fundit, sovjetiku I fundit në Republikën e Shqipërisë dhe ju keni qenë armiq të kësaj reforme që në fillim. Ju që shpallnit reformën në drejtësi si të vdekur. Por nuk është jo vetëm për burimet financiare që ka dhënë qeveria në këtë vend. Dhe për rezultatet që po jep.