Ngacmon seksualisht dhe dhunon një shtetase, në pranga 39-vjeçari në Tiranë i dënuar më parë për vrasje

Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase e më pas e ka dhunuar.

Policia bën me dije se në prnaga ka rënë shetasi S.M, i cili rezulton të jetë i dënuar më parë për vrasje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në sheshin "Skënderbej", një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një shtetase dhe e kishte goditur atë me grushte, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. 

Brenda pak minutave, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 39 vjeç, për veprat penale "Ngacmimi seksual" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".’- njofton policia.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 11.07.2022, në sheshin "Skënderbej", ka goditur me grushte shtetasin A. D. dhe më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.