Tjetërsim pronash e abuzime me tenderat, shefja e Kadastrës Tropojë në kërkim, zyrtarët e nën hetim
As Tropoja nuk i ka shpëtuar fenomenit të tjetërsimit të pronave. Përgjegjësja e Kadastrës atje u shpall në kërkim, pasi akuzohet për vjedhje të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve. Ndërsa 6 zyrtarë të Bashkisë u pezulluan për abuzime me tenderat.
Nga nëntori i vitit të kaluar deri në qershor, Përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë Aljin Alfredaj, 31 vjeç u kallëzua disa herë për grabitje pronash.
Zyrtarja akuzohej se falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre.
Agjensive të hetimit dhe zbatimit të ligjit iu deshën 8 muaj të provonin se denoncimet për tjetërsimin e pronave në Tropojë ishin të vërteta.
Aljin Alfredaj u akuzua për “Falsifikim të dokumenteve”, Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Më kërkesë të prokurorisë, gjykata e Tropojës vendosi pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe masën “Arrest në shtëpi”.
Por kur policia shkoi të zbatojë vendimin, nuk e gjeti në banesë 31-vjeçaren.
Përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë është arratisur ndaj u shpall në kërkim.
Veç tjetërsimit të pronave të qytetarëve, në Tropojë u konfirmua dhe abuzimet me tenderat e bashkisë.
6 anëtarë të Njësisë së Prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave u pezulluan dhe u vunë nën akuzë për shpërdorim detyre.
Hazir Isufaj, Kujtim Baliaj, Bajram Brahaj, Pal Rosaj, Shaban Demiraj, dhe Mustaf Vatoci dyshohen se kanë shkelur ligjin me procedurën e prokurorimit për "Rikonstruksionin e 5 segmenteve rrugore, në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë".
Ku tender është zhvilluar në vitin 2020 nga Bashkia e Tropojës.
