Kraja raporton në Kuvend: SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë 70 milionë euro

Pas kryeprokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela edhe kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar sot në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2021.

Kraja ka bërë me dije gjatë vitit 2021 janë regjistruar 15 procedime penale, ku përfshihet dhe hetimi i pastrimit të veprës penale, janë hetuar 25 persona.

Ai tha se janë dënuar 13 persona si dhe janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 70 milionë euro.

Kraja: Në prokurorinë e Posaçme kanë ushtruar funksionin 15 prokurorë dhe 13 oficerë të ish-prokurorisë së Krimeve të rënda. Në shtator të vitit 2021 kanë filluar funksionin 28 oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjatë vitit 2021 janë regjistruar 15 procedime penale, ku përfshihet dhe hetimi i pastrimit të veprës penale, janë hetuar 25 persona, kanë përfunduar dhe dërguar për gjykim 3 procedime penale me 7 të pandehur, janë dënuar 13 persona si dhe janë sekuestruar pasuri të luiajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 70 milionë euro.

Gjatë vitit 2021 janë verifikuar 316 materiale pasurore si dhe janë paraqitur dhe miratuar nga gjykata 14 kërkesa për sekuestrim pasurish si dhe janë paraqitur 4 kërkesa për konfiskim pasurish. Në zbatim të aktit normative për të quajturën OFL, Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2021 ka paraqitur në gjykatë 25 kërkesa për sekuestrim pasurie dhe 75 kërkesa për konfiskim pasurie.