Berisha: Një zyrtar i drejtësisë kërkoi 500 mijë euro për të afruar gjyqin në Gjykatën e Lartë

Nga Foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se një zyrtar i lartë i drejtësisë ka kërkuar 500 mijë euro për të afruar gjyqin në gjykatën e lartë.

Berisha tha se nuk është i sigurt nëse bëhet fjalë për Artur Metanin apo Sokol Sadushin duke shtuar se është i sigurt se është njëri prej tyre. 

Berisha: Çfarë ndodhi me zyrtarin e drejtësisë që u regjistrua se kërkoi 500 mijë euro për të afruar gjyqin në Gjykatën e Lartë. A ishte ai Metani apo Sadushi nuk mund ta gjej, por e sigurt që ishte njëri prej tyre. Pyesni pak se çfarë hetimi ka bërë kjo drejtësi për shfrytëzimin e pasurive kombëtare? Janë kthyer në një mallkim për qytetarët.

Çfarë bëri Edi Rama për pasuritë natyrore? Hoqi rentën duke shkelur një marrëveshje të Shqipërisë. Ku shkon renta? Në xhepat e qeverisë dhe oligarkëve. Kjo drejtësi, në aferën e djegësave, Erion Veliaj vazhdon sikur nuk ka ndodhur gjë dhe çdo ditë jep nga paratë publike 80 mijë euro për këta hajdutë. Cila drejtësi është kjo?