Berisha: Çuçi dhe bashkëjetuesja e tij, Delina Fico kanë marrë miliona nga reforma në drejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2022, 14:53
Nga Foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se duhet pyetur ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka marrë miliona nga reforma në drejtësi.
Berisha u shpreh se bashkëjetuesja e tij, Delina Fico ka bërë marrëveshje me kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami për dosjet e qytetarëve.
Berisha: Pyesni pak ministrin Çuçi që recitonte, sepse ai ka marrë miliona në atë reformë. Pyetini pak se çfarë është marrëveshja Llagami-Fico për dosjet tuaja. Delina Fico bashkëjetuesja e ministrit merr miliona për të shqyrtuar me anëtarët e institutit East-West, dosjet tuaja. A mund të vazhdohet me këtë drejtësi?

