Tiranë, 30-vjeçari i kallëzon në polici se e kanë kanosur, shpallen në kërkim dy vëllezërit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2022, 14:02
Policia e Tiranës ka referuar në prokurori materialet për kapjen e dy vëllezërve nga Puka.
Një 30-vjeçar i ka kallëzuar ata në polici se në më datë 08.06.2022, e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe e kanë kanosur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materiale në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve F. R., 28 vjeç, dhe M. R., 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Pukë, pasi ditën e djeshme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe ka bërë kallëzim shtetasi S. Sh., 30 vjeç, se dy vëllezërit, më datë 08.06.2022, e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe e kanë kanosur.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
