Fier/ I dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet 41 vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar

Një 41 vjecar i shpallur në kërkim kombëtar, për prodhim dhe shitje narkotikësh u arrestua në Fier.

Ilir Dine, u në pranga në kuadër të operacionit të koduar FINISH.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sic njofton policia e Fierit, Dine ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Lartë me një vendim të datës 7 Korrik e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Në vitin 2016, ky shtetas është ishte arrestuar duke shitur lëndë narkotike, në lavazhon e tij, në lagjen "16 Prilli", Fier.