Në Shkodër rritet kërkesa për punonjës, mungojnë profesionistët
Një nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur dhe po vijon ta jetë problematikë që e ndjek biznesin këtë sezon, është gjetja e punëtorëve.
Më I goditur rezulton sektori I turizmit, ku vetëm për muajt qershor – korrik në zyrën e punës në Shkoder ka patur 150 oferta. Por gjetja e specialistëve ka qenë tejet e vështirë dhe shkaqet jane disa.
Rozafa Zmijani: Sfidë këtë vit ka qenë mosgjetja e punëtorëve. jo thjesht të punëtorëve të kualifikuar por dhe të atyre që kanë pak eksperiencë ose një minimum trajnimi. Ka disa faktor që ndikojnë.
Shkodra vijon të mbetet një qark që vuan problemin e punësimit dhe vetëm për 6 muajt e parë të vitit janë të regjistruar 1110 punë – kërkues të papunë.
Rozafa Zmijani: Gjatë qershorit dhe fundit të majit kemi marrë rreth 150 oferta nga biznesi në profile si kushinë, roje plazhi, pastrues.
Për të kapërcyer sfidat e mungeses së profesionistëve, nevojitet më shumë bashkëpunim I shkollave profesionale me sektorin e biznesit,thonë specialistët e fushës. Kriza e punëtorëve ka bërë që një pjesë e madhe e bizneseve të hedhin sytë drejt tregut të huaj për gjetjen e punëtorëve sezonal, duke përmbysur raportet e të shkuarës, që dikur ishin shqiptarët që kërkonin jashtë.
