Kodrat e Vajkanit në Fier në flakë, zjarri pranë banesave dhe kishës

Zjarr në kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë. 

Zjarri po shtrihet në një territor të gjerë ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore. 

Flakët janë në një zonë ku ka edhe banesa, ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit.

Në terren kanë zbritur të gjitha mjetët dhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit.