Berisha nuk liron foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda, Spiropali: Koha juaj ka mbaruar me kohë

Gjatë zhvillimit të seancës plenare ish kryeministrit Sali Berisha teksa po fliste nuk i ka mjaftuar koha dhe ka vijuar të qëndrojë në foltore.

Ai nuk e ka liruar Foltoren pa mbarua rfjalën e tij, ndërsa zv. kryetarja e Kuvendit i ka hequr mikrofonin, moment në cilin janë ngritur edhe disa deputetë të PD-së për ta mbrojtur, çka ka bërë ndërhyrjen e Gardës. 

Sakaq, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin/Deputete në Kuvendin e Shqipërisë i tha Berishës se koha e tij ka mbaruar me kohë.

Teksa ju drejtohej përfaqësuesve të PD Spiropali tha po shikonte një harmoni mes tyre dhe se së shpejti do tju bashkohet dhe Meta por sipas Spiropalit a më shumë të bëhen aq më pak vota do të marrin.

Elisa Spiropali: Koha juaj ka mbaruar me kohë. Koha e tij ka mbaruar dhe është bërë i padurueshëm. Ju ka zënë një hare e madhe dh e shoh që paskeni një harmoni sot me njëri tjetrin. Po ndihmoni nga foltorja aty në ulëse dhe mendoni se keni fituar pushtet mbi opozitën se mandat mas mandati, vit pas viti e zgjedhje pas zgjedhje aty do të jeni për sa kohë nuk kuptoni se jo marrëdhënien me njëri tjetrin por marrëdhënien me shoqerinë duhet të vazhdoni.

Ju e mundët Lulin që u vetmund dhe ishte i mundur që kur e nisi këtë punë dhe mendoni që me atë protestën në bulevard keni mundur Enkelejdin që as nuk e di se ku ishte dhe as nuk e di se ku do të shkojë. Do të shtoheni dhe me ilirin që në 5 vite si president shërbente herë si qyzqia për të hapur dyert herë si molotov dhe herë si shkopinj në rrotat e qeverisjes. Por ta gëzoni edhe Ilirin dhe u bëfshi bashkë se sa më shumë të bëheni aq më pak vota do të merrni.

Berisha nuk liron foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda,  Spiropali: Koha juaj

Berisha nuk liron foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda,  Spiropali: Koha juaj

Berisha nuk liron foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda,  Spiropali: Koha juaj