KPA godet KLP-në, Ludovik Doda shkarkohet për shkak të pasurisë
Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ludovik Doda, është shkarkuar nga detyra në shkallën e dytë të vettingut. vendimi është marrë mesditën e së enjtes pas kërkesës së Komisionerit Publik për ta larguar nga detyra ish prokurorin e apelit të durrësit për shkak të kriterit të pasurisë. Ky vendim bën të nevojshme mbledhjen e prokurorëve të vendit për zgjedhjen e anëtarit të ri të KLP-së.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin, Ludovik Doda anëtar i Këshillit të Lartë Prokurorisë.
Ish-prokurori i Apelit të Durrësit ishte konfirmuar nga shkalla e parë e vettingut por vendimi ndaj tij u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kërkoi shkarkimin.
Pas procesit të vetingut në shkallën e dytë, KPA vendosi të largojë nga detyra prokurorin për shkak të problemeve me pasurinë
Ludovik Doda është anëtari i 5 i KLP-së nga radhët e prokurorëve që shkarkohet ne shkallen e dytë të vetingut.
Më herët janë shkarkuar edhe anëtarët e tjerë si Besnik Cani, Antoneta Sevdeari, Arben Dollapi dhe Gentian Osmani.
Largimi i Dotës pritet të bëhet shkak për mbledhjen e prokurorëve në të gjithë vendin për të zgjedhur anëtarin që do të zëvendësojë Dodën në KLP.