Aksidenti tragjik në Greqi ju merr jetën 2 vëllezërve shqiptar

Një aksident rrugor ju ka marrë jetën dy vëllezërve shqipatar në Greqi.

Aksidenti të ndodhur në Lamias – Livadeia të Greqisë.

Drejtuesi i mjetit ishte 30  vjeçari dhe pasagjeri ishte vëllai i tij 27 vjeçar .

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para orës 12  ku mjeti me pesë pasagjerë  në Lamia – Livadeia. Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat e hekurit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, drejtuesi 30-vjeçar nuk ka mundur të mbajë mjetin dhe nga përplasja është hedhur në lumin Erkyna .

Si pasojë, dy vëllezërit mbetën të plagosur për vdekje dhe tre personat e tjerë që udhëtonin në mjet, një 31-vjeçar me origjinë shqiptare , një 29- vjeçar grek  dhe një 22-vjeçar grek , u plagosën rëndë .

Të gjithë ata janë dërguar në spitalin e Livadeisë ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga Departamenti i Qarkullimit të Livadeisë .