Çela: 56 të pandehur për pastrim parash për vitin 2021, 21 persona janë dënuar

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka publikuar raportit vjetor të prokurorisë së përgjithshme “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021” në Kuvend.

Ai tha se në vitin 2021 evidentohet se janë regjistruar 301 procedime penale të reja me 56 të pandehur lidhur me pastrimin e parave.

Çela theksoi se janë kryer 18 procedime me 33 të pandehur të dërguar për gjykim, si dhe 21 persona të cilët janë dënuar.

Çela: Lufta kundër pastrimit të parave, krimeve financiare dhe hetimeve pasurore, edhe për vitin 2021 ka qenë objektiv prioritar institucional, në përmbushje të kërkesave e rekomandimeve të institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare.

Rezultati i këtyre masave, është progresi i evidentuar me rritjen e efektivitetit në hetimet për veprat penale të pastrimit të produkteve të veprës penale  pasi sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 evidentohet se janë regjistruar 301 procedime penale të reja me 56 të pandehur, dhe 18 procedime me 33 të pandehur u dërguan për gjykim, si dhe 21 persona janë dënuar. Këto tregues evidentojnë një rritje prej 7.01 % të procedimeve të regjistruara dhe një rritje prej 31.25 % të personave të dënuar për nenet 287 dhe 287/b të Kodit Penal.

Me gjithë rezultatet e arritura, vlerësoj se ende mbetet shumë për të bërë në drejtim. Kjo kërkon patjetër një angazhim serioz të të gjitha institucioneve përgjegjëse.