Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2022, 12:45
Një zjarr ka përfshirë fshatin Delisuf në Vlorë.
Në vendngjarje janë 4 efektivë zjarrfikës.
Mjeti zjarrfikës është me 8 ton ujë.
Sakaq kujtojmë që vijonë për ditën e katërt zjarri në majën e Malit të Çikës.
70 hektarë janë djegur deri tani në gropat e Çikës. 90 ushtarë mbërrijnë në Dhërmi për zjarret si dhe u raportua se do të shkojë dhe një helikopter i cili do të ndihmojë në shuajen e zjarrit.

