Turizëm pa pushues, në Shëngjin rriten çmimet, por ulet numri i pushuesve. Bizneset sytë nga emigrantët

Teksa jemi në mesin e korrikut Shëngjini po përjeton një ulje të ndjeshme të numrit të turistëve krahasur me vitet e tjera, në të njëjtën periudhë të vitit. Kriza ekonomike dhe inflacioni shihen si shkaktarë kryesore të kësaj situate.

Teksa sezoni turistik po hyn drejt pikut të tij, kjo është pamja e Shëngjinit në këtë mes korriku.

Numri i pushuesve është mjaft i ulet krahasuar me të njejten periudhe të një viti më parë, çka e dëshmojnë dhe çadrat dhe shezlonget e mbyllura.

Operatoret turistik thonë se aktualisht nuk po punojnë më shumë se 50% të kapacitetit të tyre.

"Fillimi sihte shumë i mirë, mendonim se pas bajramit do të ketë fluks të madh, por nuk e di. Ka ndikuar kriza ndoshta. Punojmë me kapacitet 50% e vitit të kaluar. Kemi shpresa kur të vijnë emigrantët, por për muajin korrik po ik."

Është krizë e madhe, çadrat s'po happen. Ka shumë pak njerëz," thonë ata.

Pushuesit thonë se çmimet janë dyfishuar, duke u bërë të përballueshme për ta, ndërsa shqetësim mbeten dhe hapesirat e pakta publike në plazh.

Shkojnë njerëzit të blejnë perime te dreku, nuk vjen më njeri të hajë dreka, darka nëpër restorante. Ne i shohim po çfarë ti bëjmë," thotë ai.

"Jo vetëm këtu, por në përgjithësi në gjithë vendet e rajonit janë prekur nga kjo krizë," thotë një pushues.

"Hoteli që kemi marrë është shumë i mirë, por cmimet janë shtrenjtuar më shumë. Është te banimi, ushqimi, pijet, çadrat janë shtrenjtuar gjithashtu," thotë një pushues.

"Këtu s'ka as 10% plazhe publike. Një andej një këtej, tallen me popullin."

"Çmimet këtë vit kanë ndryshuar shumë në krahasim me vitet e kaluara," thotë një pushues nga Kosova.

Në kushtet e krizes shpresat e biznesit vendas në Shëngjin mbeten tek kthimi i emigranteve gjatë mujit gusht, të cilët mund shtojnë numrin e pushuesve.

Turizëm pa pushues, në Shëngjin rriten çmimet, por ulet