Metani raporton në Kuvend: Mbi 4700 ankesa nga qytetarët, kemi mungesa në inspektorë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka paraqitur raportin vjetor të punës në Kuvendin e Shqipërisë.

Metani ka theksuar se prioritet i ILD-së është ulja e kontingjentit prej mbi 2000 ankesash të trashëguara nga ish KLD.

Metani: ILD punon vetëm me 8 inspektorë nga 26 që ka organika. Sot janë mbi 4700 ankesa. Gjatë 2021 janë marrë 22 vendime për fillimin e hetimit disiplinor për 31 subjekte të hetimit disiplinor. 11 gjyqtarë dhe 6 prokurorë janë proceduar me masa disiplinore nga vërejtje deri në shkarkim nga detyra.

Për 2022 do vijojmë si prioritet trajtimin e sa më shumë ankesave, sepse për fat të keq, problematikat e 3 dekadave tranzicion reflektohen ende tek drejtësia. Qytetarët duan të shohin ndryshim në gjetjen e të drejtës së tyre përballë problematikave që hasin në sistem, në prokurori apo gjykata.

Metani thirrje kuvendit të mbështesë ILD-në në plotësimin me inspektore magjistratë përmes amendimit të ligjit.