Protestë për hartën e re gjyqësore, Gjokutaj: Avokatia është shkelur me këmbë, pasojat t'i llogarisë qeveria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2022, 11:30
Avokati Genc Gjokutaj i cili po protestonte me avokatët e tjerë për hartën e re gjyqësore u shpreh se protesta e sotme po mbahej, që avokatia të jetë një zë ashtu siç e njeh ligji por nuk e njeh pushteti.
Sipas tij e gjithë avokatia është shkelur me këmbë.
Genc Gjokutaj: Kjo është një protestë për avokatinë jo për rrethe të caktuara. E gjithë avokatia është shkelur me këmbë, është nëpërkëmbur nuk e konsiderojnë si institut. Ne për këtë jemi, për një sistem efiçent drejtësie, që avokatia të jetë një zë ashtu siç e njeh ligji por nuk e njeh pushteti. Pasojat I llogarit qeveria.
Avokatët nga të gjitha qytetet e vendit u mblodhën para KLGj-së për të protestuar për kërkesat e tyre mbi hartën e re gjyqësore.
