Dogji grurë e kosheret me bletë/ Zjarri në Jakodinë të Roskovecit dyshohet se ishte i qëllimshëm
Parcela me grurë dhe koshere me bletë u shkrumbuan si pasojë e zjarrit që përfshiu të dielën fshatin Jakodinë në Roskovec. Banorët thonë se dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa dyshimet I kanë për zjarrvënie të qëllimshme.
Gjatë mesditës së të dielës një zjarr përfshiu pjesën më të madhe të tokave të zonës e së Jakodinës në Fier.
Për shkak të erës dhe temperaturave të larta zjarri u përhap duke shkuar afër stallave me bagëti por edhe banesave.
Familjet e Lefteri Kolës dhe Vasil Kolës ishin më të rrezikuarat.
Ata tregojnë dëmet që shkaktoi zjarri e ndërsa thonë së nga frika u detyruan të nxirrnin të gjitha bagëtitë jashtë stallave.
"Kishim lopët e dhitë i nxorrëm jashtë. Zjarrëfikëset na ndihmuan shumë."
Për një tjetër familje dëmi nga zjarri shkon në miliona lekë.
Flakët përfshinë 15 koshere me bletë duke u shkrrumbuar të gjitha.
"Dëme na kanë shkaktuar në ushqimin e bagëtive dhe në sistemin vaditës."
"Mua më është djegur kasa lartë, këtij qunit të hallës i janë djegur bletët, këtij tjetrit matanë i është djegur nja 4 dylime ca grurë."
Banorët tregojnë që kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë zjarri i vendosur qëllimisht bën dëme.
"Zjarr i madh, zjarr i paparë. Është hera e tretë që ndodh këtu, këtë radhë ka qenë shumë i rrezikshëm."
Për shkuarjen e flakëve gjatë ditës së djeshme u angazhuan 5 mjeteve zjarrëfikëse nga Roskoveci, Patosi dhe Fieri me 30 forca zjarrëfikëse në total që mundën të shuanin flakët.

