"S’ka ndryshim sistemi", Gjiknuri: Problem nuk janë zgjedhjet por lidershipi që nuk pranon humbjen

Pavarësisht kërkesave të PD, PS mendon që nuk është koha për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri pohon se për maxhorancën  sistemi proporcional rajonal është i duhuri.  Edhe pse Gjiknuri kërkon të evitojë ndryshimet kushtetuese, shkrirja e qarqeve do të kërkojë ndërhyrje pasi me këtë ide të disa socialistëve preket edhe shpërndarja e mandateve.

Ndryshimi i sitemit zgjedhore apo zhbërja e ndryshimeve kushtetuese të 2020 nuk janë në axhendën e Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, njëkohëshit edhe bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri tregon për Ora Neës që maxhoranca është e kënaqur me sistemin aktual, pavarësisht kërkesave të opozitës.

Damian Gjiknuri: Nuk besoj se është koha as momenti që ky komision të përqëndrohet në ndryshime të sistemit zgjedhor. PS është e kënaqur me ndryshimet që ka pësuar sistemi zgjedhor ndër vite. Nëse opozita kërkon ta ndryshojë, mund ta këtë kërkesë por nuk është objekt i punës së komisionit. Për ndryshimin e sistemit zgjedhor do një konsensus shumë të madh.  

Ideja për shkrirjen e qarqeve duket që nuk është pjekur ende brenda selisë rozë, pavarësisht se ky është vetë një projekt i hedhur nga PS.

Damian Gjiknuri: Qarqet janë parashikuar në kushtetutë kështu që nuk e di nëse komisioni i reformës territoriale do të synojë të ndryshojë kushtetutën e Shqipërisë. Ajo që është diskutuar ka të bëjë me rajonet por ajo ka më shumë aspektin e karakterin të shërbimeve dhe ekonomik dhe nuk ka të bëjë me ndarjen administrative e territoriale.  

Listat e hapura të përdorura në zgjehdjet e fundit parlamentare shkaktuan jo pak debate politike dhe probleme ligjore, madje për herësin është marrë edhe një  vendim nga Gjykata Ksuhtetuese që kërkon ndërhyrje nga politika.

Damian Gjiknuri: Gjykata kushtetuese për mendimin tim ka bërë një interpretim ekstrem të çështjes së pabarazisë së votës. Palët duhet të ulen dhe të gjejnë një formulë tjetër për të përcaktuar pragun zgjedhor që i vlen çdo deputeti që konkuron brenda listës.  

Në mungesën e besimit mes palëve, opozita ka kërkuar si garanci edhe ekspertizën e ndërkombëtare në punën e komisionit të reformës zgjedhore. Por Damian Gjiknuri tregon që sipas tij ku qëndron problemi real i politikësh shqiptare.

Damian Gjiknuri: Problemi në Shqipëri nuk janë zgjedhjet, problemi në Shqipëri është të administrosh humbjen. Po vazhduam me idenë për të mbrojtur lidershipin nga mungesa e llogaridhënies për humbjen atëherë ne gjithmonë do të kemi probleme për zgjedhje.

Në objektin e punës së reformës së ardhshme zgjedhore janë implementimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR që lidhen me depolitizimin e administratës zgjedhore.