Mbytet i mituri në lumin Drin i Zi,15-vjeçari u fut për tu larë dhe e mori rrjedhja e ujit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 15:33

Një tjetër viktimë nga mbytja. Një i mitur ka humbur jetën ndërsa lahej në Maqellarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë.
Shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


