Aksidenti tragjik në qendër të Beratit, makina doli nga rruga, çau barrierat prej hekuri dhe ra në Osum
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 15:21
Një video tjetër e mbërritur në redaksi tregon vendin se nga ka rënë makina ku udhëtonte gruaja me djalin e saj mesditën e sotme.
Makina ka dalë nga rruga urbane "Antipatrea", pranë vendit të quajtur “Ura e re” në qendër të Beratit ka hipur në trotuar, thyer kangjellat dhe rënë në lumin Osum.
Makina drejtohej nga Klaudia Xhaferaj ndërsa pasagjer ka pasur djalin e saj të vogël 6 vjeç.
Policia ka rrethuar me shirit të gjithë vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë rreth orës 14:00 të ditës së sotme.