Gropa e mundime 10 km, rruga e Adriatikut në Kurbin e shkatërruar
Rruga që lidh fshati Adriatik në Kurbin me Autostradën Milot-Thumanë , segmenti rrugor me gjatësi 10 km ka degraduar plotësisht duke u kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve.
"Mjeti dëmtohet sa të duash, mezi ecim."
Mungesa e infrastrukturës ka vështirësuar jetesën e qindra banorëve si dhe po penalizon bujqësinë dhe turizmin.
"U dëmtua makina, u dëmtuam vetë, u dëmtuam të gjithë. Rrugë nuk ka, ujë nuk ka. Me ik komplet nga këtu. Ka 5 vjet që kam ardh nga jashtë, kështu është."
"Rruga shumë e keqe, nuk ka vënë kush dorë."
Fajsojnë pushtetin vendor dhe atë qendror për mungesë vëmendjeje.
"Bashkia ka ardh e ka parë, futi marshin e parë, është mirë thotë kryetarja."
Ky segment rrugor është asfaltuar dhe rehabilituar në vitin 2011 por cilësia e dobët e punimeve bëri që investimi të dëmtohet brenda një kohe të shpejtë. Aktualisht nuk ka një plan ndërhyrjeje.

