Elbasan/ Plagosën një person teksa tentuan të vidhnin lokalin, njëri në pranga tjetri në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 13:57
Është arrestuan në flagrancë një 46 vjeçar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Elbasan.
Dy shtetasit akuzohen për veprat penale plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe vjedhje.
"46 vjeçari me inicialet S. B në bashkëpunim me 36 vjeçarin me inicialet Th. B dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në lokalin e shtetasit A. B., të cilin e kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës", njofton policia.
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.