Mirëmbajtja e Flotës Ajrore, Peleshi: Ministria e Mbrojtjes nuk do bëjë më prokurime, ia kalojmë agjencisë në NATO
Procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen e helikopterëve nuk do të jenë më në dorë të Ministrisë së Mbrojtjes por në dorë të një agjencie të posaçme e NATO-s e cila do të veprojë për llogari të palës shqiptare.
Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi sot në Komisionin e Sigurisë duke pranuar se në këtë aspekt kjo ministri ka dështuar pasi kostot e mirëmbajtjes janë hsumë të larta dhe nuk kanë efekt.
Niko Peleshi:Nuk duam të bëjmë më procedura prokurorimi për mirëmbajtjen sepse forca jonë e negocimit, mbase pot ë doni hartimit dhe menaxhimit të kontratave të komplikuara të këtij lloji nuk është aq sa e një agjencie të specializuar si në SPA.
E kemi marrë këtë vendim. Kemi çuar një cougar në SPA dhe eksperienca e parë ishte shumë pozitive. Brenda 3 muajsh u riparua dhe u kthye në Shqipëri.
Kemi çuar dhe dy helikopterë të tjerë tip EC që ishin në kontratë me një kompani italiane. Shkuam drejt prishjes së negoicatës me mirëkuptim i thamë ti nuk e bën dot këtë punë na liro helikoterët nëse nuk do të marrim fitimin e munguar etj. Ramë dakord e prishëm kontratën me kompaninë italiane dhe ia kemi deleguar procedurën agjencisë së NATO-s, në SPA dhe jemi në pritje të realizimit të procedimit për llogari tonë.
Një procedurë të tillë do të ketë edhe helikopteri në Itali.
"Nëse kontrata me helikopterin cougar nuk do të ecë ne ia kemi bërë të qartë nëse ju po bëni zvarritje të qëllimshme do prishim marrëveshjen" tha Peleshi.
