U kap duke ngarë makinën me shpejtësi 285 km/h në autostradën spanjolle, shoferi i Porsche 911 përballet me burg

Shoferi i Porsche 911 përballet me burg pasi u kap duke vozitur me shpejtësi 285 km/h në autostradën spanjolle.

Shërbimi policor në Spanjë kanë publikuar disa pamje të kapura nga helikopteri DGT Pegasus të veturës Porsche 911.

Sipas autoriteteve policore thuhet se vetura e cila është në pronësi të një irlandez, u kap duke vozitur me shpejtësi deri në 285 km/h përgjatë një pjese të autostradës. Sakaq shpejtësia e lejuar në këtë segment rrugor është deri në 120 km/h.

Gjithashtu shoferi u kap duke lëvizur me 224 km/h në një pjesë tjetër të rrugës.

Shoferi përballet me deri në gjashtë muaj burg, një gjobë ose punë për një kohë të caktuar në shërbim të komunitetit.