Padia e për garën në SPAK/ Ankimi i KLP, Gjykata e Lartë do të vendosë në 7 korrik
Gjykata e lartë do të vendosë më 7 korrik nëse do të pezullohen apo jo nga detyra dy prokuroret e SPAK Elvin Goga dhe Alfred Shehu. Procesi lidhet me ankimin kundër Gjykatës Administrative të Apelit e cila pranoi kërkesën e Sonila Muhametit, për anulimin e garës e cila e skualifikoi atë si kandidate për prokurorinë e posaçme. KLP nuk e zbatoi vendimin por ushtroi rekurs në Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 7 korrik për të shqyrtuar kërkesat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit ndaj 2 prokurorëve të SPAK, Ervin Goga e Alfred Shehu.
KLP kundërshtoi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, e cila pranoi ankimin e prokurores Sonila Muhametaj ndaj emërimit të dy prokurorëve Gogaj dhe Shehu, të cilët janë zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurori si prokuror në Prokurorinë e Posaçme.
Apeli Administrativ shpalli të pavlefshëm vendimin për rënditjen e 3 garuesve dhe emërimin dy prokurorëve, me argumentin se vendimi i KLP-së është i padrejtë.
Gjykata me shumicë votash vendosi pavlefshmërinë absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK. KLP e konsideron të kundraligjshëm vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit dhe bëri rekurs pranë Gjykatës së Lartë.
Ajo kërkoi pezullimi i ekzekutimit të vendimit, pasi konsiderohet si një tentativë për të zëvendësuar KLP-në, dhe deskrecionin e saj sa i përket pikëve që i jep secili anëtar n jë kandidati.
Në rast se Gjykata e Lartë do të refuzoi kërkesën e KLP-së ateherë dy prokurorët duhet te pezullohen nga detyra dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet te përsëris garën.
