Berat/ Makina përfundon në lumë, brenda nëna me fëmijën. Pamjet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 14:43
Një aksident tragjik u shënua pak pas mesditës së sotme (27 qershor 2022)
Makina ku udhëtonte Klaudia Xhaferaj, 25 vjeçe me djalin e saj të mitur vetëm 6 vjeç ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Osum.
Aksidenti tragjik u shënua rreth orës 14:00, në rrugën urbane "Antipatrea", pranë vendit të quajtur “Ura e re”, në Berat.
Shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz" ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç' informoi policia rreth orës 14:50.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


