Rezultatet e provimeve, eksperti: Kukësi doli në vend të parë si asnjëherë tjetër, QSHA të gjejë fajtorin që u morën nota të pamerituara
Pas daljes së notave të provimeve të maturës, maturantët të pakënaqur nga pyetjet pasi sipas tyre kanë qenë jashtë programit, kanë paralajmëruar protestë.
Për të folur me procesin e provimeve të maturës dhe për rezultatet, në studion e Ora Neës, me Anila Zyberaj, ishte i ftuar eksperti i arsimit Fatmir Vejsiu.
Ai tha se studentët duhet të kishin ngritur shqetësimin që kur u publikua teza para provimit, dhe që në momentin që kanë parë që në provime po bëhen shkelje.
Vejsiu u shpreh se e keqja fillon që në administrimin e provimeve.
Fatmir Vejsiu: Dalja e tezës del me qëllim të caktuar, që ajo të futet brenda por e zgjidhur, dhe zgjidhjen do e bëjnë mësues shumë të mirë. Për pyetjet jashtë programit, unë dua t’I them asaj studentes që 128, 10, mbi 70 studentë i kanë marrë në qytete të ndryshme të vendit. Pyetja ime është se përse këtë student nuk ngrihen kur u prishet procesi, por këta ngrihen vetëm kur u djeg. Studentët duhet të ngrenë shqetësimin se përse nuk administrohet mirë matura shtetërore, sepse e keqja fillon aty. Nuk është e thënë që në mjekësi të shkosh patjetër me 10 në Biologji, por me numrin maksimal të pikëve.
Studentët nuk duhet të pranonin një tezë aq të thjeshtë për matematikën, që u morën 640 10.
Fatmir Vejsiu: Po ashtu ai ka përmendur rezultatet e maturantëve në Kukës, në matematikë ku këtë vit në këtë qytetet rezultatet janë më të lartat. Ai shtoi se Qendra e Shërbimeve arsimore dhe Ministria duhet të gjejnë se kush është fajtori për rezultatet, ku shumë nxënës marrin më shumë se sa meritojnë. Ka dy vite që Ministria e Arsimit bën autogol. Uli kufirin e 10 sepse kishte probleme teza. Dhe sivjet e uli me 3 pikë, kjo gjë s’më pëlqen fare. Mos denoncimi i njerëzve që kanë sabotuar procesin, që kanë lënë nxënësin e 5 të marrë 9- ose 10 për mua është një gabim shumë i rëndë.
Po them dhe një rast tjetër. Në vitin e kaluar thuhet se në Matematikë, Kukësi ka dalë me notë mesatare 8.01, kundrejt 7.01 kundrejt që kanë pasur nga vlerësimi i shkollës. Në këtë vit Kukësi del në vend të parë si asnjëherë tjetër me afërisht 8.5. Nuk dalin as Tirana, as Durrësin as Korça. Le ta gjejë QSHA kush është fajtor për cedimin e procesit, që nxënësit marrin më shumë se meritojnë.
