Kamerat filmuan momentin fatal kur makina doli nga rruga dhe ra në Osum, humbi jetën gruaja me djalin 6 vjeç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 15:40
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Benzi i bardhë në të cilën udhëtonte Klaudia Xhaferaj 25 vjeçe së bashku me djalin e saj, 6 vjeç kanë rënë në lumin Osum.
Ishte ora 13:57 e ditës së sotme. Në një moment makina e bardhë e cila po ecte në korsinë e saj dhe duket se humb kontrollin dhe hipën mbi trotuar duke thyer kangjellat dhe rënë në lumin Osum.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën urbane "Antipatrea", pranë vendit të quajtur “Ura e re” në qendër të Beratit.


