Merr flakë një ndërtesë në Maliq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 14:19
Merr flakë një ndërtesë në Maliq.
Ndërtesa e përfshirë nga flakët rreth orës 13:30 është në pronësi të një firme private e cila merret me prodhimin e peletit të drurit.
Ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar zjarrin, i cili ka përfshirë më së shumti çatinë e godinës dhe disa prej materialeve drusore.
Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.