Maliq/ Burri denoncon largimin nga shtëpia të bashkëshortes dhe fëmijës së tyre
Nga Ora News Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 12:28
Një 51 vjeçar ka kallëzuar në polici ditën e djeshme se i janë larguar nga banesa gruaja dhe fëmija 7 vjeç.
I.P. banues në fshatin Vreshtas, u paraqit në Komisariatin e Policisë Maliq më datë 20/06/2022 dhe denoncoi se nuk kishte asnjë informacion për gruan e tij G.P. 41 vjeçe dhe fëmijën e tyre.
Menjëherë pas denoncimit policia është vënë në kërkim të tyre.