Himarë/Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi G. Sh. kishte ndërtuar platformë me konstruksion druri dhe betoni, në zonën e plazhit, pa lejen e organeve kompetente.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në bashkëpunimin me strukturat përgjegjëse të bashkisë Himarë u morën masat për prishjen e ndërtimit pa leje, me qëllim rikthimin e hapësirës publike në gjendjen fillestare.

Ndaj shtetasit G. Sh., 41 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë, rëndon akuza e "Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Himarë/Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në