Një i arrestuar për aksidentin në Belsh-Kuçovë, vdiq një 15 vjeçar, shoku i tij në spital

Është arrestuar shoferi i makinës, që përplasi për vdekje ditën e djeshme një 15-vjeçar që po lëvizte me motor në rrugën Belsh-Kuçovë.

I plagosur nga aksidenti mbeti edhe bashkëmoshatari i viktimës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

T. N., 34 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Belsh – Marinë, është përplasur me një motomjet.

Dy adoleshentët po udhëtonin me motor kur u përplasën me makinën e drejtuar nga 34 vjeçari.