Tiranë: Merr garazhin me qira për depo armësh, snajpera, automatikë e municione
Një arsenal armësh është zbuluar dhe sekuestruar në zonën e liqenit në Tiranë ku policia ka vënë në pranga 27-vjeçarin Eno Papa. Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit në garazh që kishte marrë me qera janë gjetur një arsenal armësh përfshirë edhe snajperë. Policia ka dyshime se armët janë përdorur në ngjarje të ndryshme kriminalë ndërsa policia shkencore po i eksperton për këtë qëllim.
Tirane- Një arsenal armësh është gjetur në Tiranë ku policia ka arrestuar 27 vjecarin Eno Papa i njohur edhe me mbiemrin Beqiri. Sipas policisë 27-vjeçari kshte marrë me qera një garazh në një pallat tek Liqeni i Thatë, Tiranë, ku bënte montimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit. Gjatë kontriolleve të këtij ambjenti u gjetën edhe snajperë që përdoren për qitje me precision në distance të largëta.
"Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e marrë me qira nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 snajpera (njëri prej tyre prodhim i viteve të fundit), 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snaiper), një sasi e konsiderueshme krehra armësh, tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave dhe 5 paruke", njoftoi sot policia.
Burimet i thanë Ora News së i riu përveç garazhit kishte marrë edhe një banesë me qera ku edhe aty u gjetën disa prova që po i nënshtrohen hetimit. Të njëjtat burime shtojnë se ky operacion është vijim i hetimeve për bazën e modifikimit të armëve në Mëzes e cila u zbulua pak ditë më parë me arrestimin e dy personave.
Ndërkohë armët e zjarrit të gjetura në zonën e Liqenit, i janë dorëzuar policisë shkencore për ekspertizë pasi ka dyshime së janë përdorur në ngjarje kriminale.
Arristimi i Eno Papës u bë i mundur falë operacionit policor të koduar “Silent 2".Po punohet për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.






