Kryeministrja e Finlandës në Tiranë, merr garancinë për mbështetjen në NATO, jep mbështetjen për Shqipërinë në BE
Finlanda kërkon mbështetje nga Shqipëria për anëtarësim në NATO ndërsa ofron si këmbim përkrahjen për anëtarësimin e vendit tonë në BE.
Këtë qëndrim e konfirmoi në Tiranë kryeministrja Sanna Marin.
Sanna Marin: Finalda është mbështetës afatgjatë dhe i fortë i zgjerimit të BE-së. Duam të shohim të gjitha vendet e BP-së të anëtarësohen në BE pasi të kenë përmbushur kriteret. Përparësia jonë është të nisim negociatat me Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë pa asnjë vonesë. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE. Shqipëria ka zë të fortë globalisht dhe vlerësojmë fort rolin tuaj.
Por Rama nuk duket optimist se negociatat do të çelen.
Edi Rama: Nga ana tjetër ne folëm me kryeministren për atë që vjen në ditët e ardhshme apo atë që nuk vjen në ditët e ardhshme. Si merr kjo? Merreni si të dëshironi, lidhur më çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes konferencave ndërqeveritare. I thashë kryeministres që unë nuk pres asgjë të re në këtë Këshill, megjithatë deri në fund, Bashkimi Europian, vendet evropiane, Finlanda përfshirë, po përpiqen me Bullgarinë për të hapur një shteg të arsyes dhe për ta çliruar procesin. Edhe për këtë ne jemi shumë falenderues.
Zonja Marin nënvizoi se shteti i saj në NATO do të jetë ofrues sigurie për më tej se Evropa Veriore
Sanna Marin: Duhet të jemi të bashkuar. Finlanda dhe Suedia do ë bëjnë aleancën më të fortë. Ne jemi ofrues sigurie për më tej se Evropa Veriore. Na duhet të intenisifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndalur Rusinë.
Nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, zonja Marin mori garancinë se Shqipëria e mbështet integrimin e Finlandës në NATO.
Edi Rama: Ne mbështesim me të gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finaldës e NATO-s. Janë vlerë e shtuar e aleancës së Atlantike të Veriut, për më tepër që në kushtet e sotme dyert e Aleancës duhet të jenë të hapura në katër kanate për hyrjen e Finlandës e Suedisë. Ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë diçka për Finlandën kjo nuk është pak.
Kryeministrja e Finlandës vizitoi Shqipërinë, në një kohë kur vendi i saj dhe dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-s, pas agresionit rus të nisur në Ukrainë.
Në këtë vizitë ajo mori dhe një ftesë të veçantë nga homologu shqiptar për të qenë sërish në Tiranë.
Edi Rama: Shpresoj që vizita e shkurtër të jetë e mjaftueshme për kryemininistrin të mendohet të vijë përsëri pjesë dhe me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin.





