Zjarri tek Astiri/ Banori tregon momentet e tmerrit: Tymi mbuloi shkallët, ndihma erdhi me vonesë

E ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit në garazhin e pallatit tek zona e “Astirit” një tjetër problematikë del në pah.

Zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 21 qershorit 2022 ka shkaktuar dëme të mëdha në pallat. Një banor tha se janë djegur kabllot elektrike dhe tubat e ujrave të pallatit dhe askush nuk po ndërhyn.

Ende i tronditur nga ajo çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit kujton momentin kur tymi i zi mbuloi të gjithë pallatin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Kam një fëmijë dy vjeç e kemi shpëtuar me maskë se nuk e nxirrnim dot jashtë por e mbanin me zor në ballkon. Ndihma ka ardhur me vonesë” tregon ai për Ora News.

Po tani?
E ndërsa ekspertët e grupit hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet banorët e pallatit kërkojnë ndihmë që jeta e tyre ti rikthehet normalitetit

“Në shkallë nuk hyn dot për shkak të tymit, era e keqe. Rrobat kanë dalë jashtë përdorimit. Janë djegur kabllot dhe tubat e ujit dhe ende askush nga shteti nuk ka ardhur"