Astir/ Tërësisht të shkrumbura, nxirren nga parkingu makinat e djegura (Video)

Ora News ka siguruar pamjet e nxjerrjes së makinave nga parkingu i pallatit që u dogj orët e para të mëngjesit të sotëm në Unazën e Re, Astir.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nga pamjet duken makinat tërësisht të djegura e të shkatërrura nga flakët.

Gjithsej u dogjën katër automjete ndërsa 8 persona mbetën të plagosur si pasojë e zjarrit që ra mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një lëndë plasëse që i është vendosur në makinë vëllait të ndërtuesit Sino Llanaj, që ka ndërtuar dhe këtë pallat. 

Shpërthimi mund të ketë provokuar dhe zjarrit. Një pistë e tillë konfirmohet edhe nga banorët të cilët thonë se kanë dëgjuar shpërthim.