Krime të pazbardhura, priten ndryshime në policinë e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 11:15
Ngjarjet kriminale të paazbardhura, rikthimi atentateve me tritol si ndaj jetes e pronës pritet të shkaktojnë ndryshime në policinë e Tiranës të shefave të komisariateve dhe drejtues departamentesh.
Ne bilancet 3 dhe 6 mujore te 2022 rezulton se Tirana ka pësuar ulje të zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale dhe parandalimin e tyre.
Pritet që si Shkodra ku për herë të parë u emëruan 17 oficerë karriere, ky standard të aplikohet në të gjitha qarqet, informon Ora News.
Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme se disa prej komisariateve kanë neglizhuar denoncimet e bëra në komisariatin digjital për krime ndaj mjedisit, pronës, shpërndarjes së drogave dhe ndotjes akustike.