Promovohet libri "Kurrë mos harro", Berisha: Serbia do të bëhet më e madhe nga Kosova, Ballkani i Hapur, asgjesim
Ish kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në promovimin e librit "Kurrë mos harro", libër mbi gjenocidin serb në Kosovë tha se Ballkani i Hapur është asgjesimi i shtetit të Kosovës.
Gjithashtu Berisha shtoi se Vuçiç po i shpreh hapur qëndrimet e tij për zgjerim dhe kjo në kurriz të Kosovës.
Sali Berisha: Ballkani i Hapur është asgjesimi i shtetit të Kosovës. Diktatorët, gjakësorët nuk fshehi asgjë. Të shiturit thonë ato që u thonë padronët e tyre. Vladimir Putin tha gjithçka për këto që po bën. Lexoni fjalimet e tij nuk i fshehu ai këto, problemi ishte se të tjerët nuk i besuan. A po i fsheh Vuçiç qëndrimet e tij? Absolutisht jo. A nuk erdhi ai në Kosovë në tre vizita dhe deklaroi se Serbia do të bëhet më e madhe. Nga do bëhej më e madh nga Kosova. A pati reagim nga plebenjtë e politikës shqiptare? Po çfarë ndodh. Tani kërkojnë ta trembin me luftë. A ka nënshtrim dhe poshtërim më të madh se ky. Ne jemi nënshtruar po aq sa vasalët janë nënshtruar më 1945.