Lezhë/ Zbulohet parcela me kanabis në pyll, shpallet në kërkim 27 vjeçari

Një parcelë e kultivuar me kanabis sativa është zbuluar ditën e sotme përmes dronit në Lezhë.

Parcela ndodhej në një zonë të pyllëzuar ndërsa policia në kuadër të operacionit "Space" identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Parcela u zbulua në fshatin Lalm i Ri, në njësinë administrative Kolsh, ndërkohë që në afërsi të saj u gjetën edhe disa bimë të tjera të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Fatmir Pepa 27 vjeç, banues në fshatin Lalm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.