Lezhë/ Avokatët në protestë, bashkohet me to dhe deputetja e PD Metaliaj

Avokatët  e Lezhës kanë nisur protestën. Ata kundërshtojnë hartën e re gjyqësore.

Marshimin e kanë nisur nga gjykata drejt qendrës së qytetit.

Në protestën e avokatëve është bashkuar  dhe deputetja e Partisë Demokratike  Lindita Metaliaj.

Lindita Metaliaj: Harta e re gjyqësore është në dëm jo vetëm të qytetarëve të Lezhës por të mbarë Shqipërisë pasi kemi të bëjmë me mbylljen e 18 gjykatave në rang kombëtar. Sot jam këtu në mbështetje të Dhomës së Avokatisë Lezhë sepse kësaj dhome i do i mbyllen dy gjykata gjykata e Kurbinit dhe gjykata e Krujës. Akoma më shqetësuse është mbyllja e Gjykatës Administrative Shkodër dhe Gjykatës së Apelit Shkodër. Kjo do të thotë që do të ketë kosto shtesë për qytetarët, nuk do të aksesojnë dot në sistemin e drejtësisë.

Lezhë/ Avokatët në protestë, bashkohet me to dhe deputetja

Lezhë/ Avokatët në protestë, bashkohet me to dhe deputetja

Lezhë/ Avokatët në protestë, bashkohet me to dhe deputetja

Lezhë/ Avokatët në protestë, bashkohet me to dhe deputetja